Video/ Ironia e Malltezit me ministrin e Bujqësisë: Shihni çfarë niveli na udhëheq!

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar me tone ironizuese ndaj emërimit të Andis Salla, në postin e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Përmes një videoje të publikuar në Facebook, Malltezi ka ironizuar aftësitë e ministrit të ri, duke e cilësuar si një përfaqësim të dobët të dikasterit të bujqësisë.

“Këtë e emëroi Ministër Bujqësie. Shihni çfarë niveli! Ka pastruar 12 metra kanal kullues! Arritje! 20 vjet pa u pastru, ndërkohë që pushtetin lokal atje gjithë jetën e ka pas PS”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …