Berisha: Begaj, vasal i turpshëm! Shpalli ministër një avatar!

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj dekretit të presidentit për emërimin e ministres virtuale Diella. Në emisionin Opinion, Berisha tha se, një akt i tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe një shkelje e papranueshme.

“U paraqiti në Parlament ministre virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në Kushtetutën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministrat, janë elementë të saj. Të Kushtetutës.

Tani të pretendosh se me dëshirën, nuk dua të prish gojën, dhe me paturpësinë, e papërgjegjshmërinë e një presidenti, vasal i turpshëm që vë firmë, shpall ministër një avatar”, tha Berisha.

Sipas Berishës, “s’mund të ketë ministër virtual, sepse Kushtetuta përcakton kush mund të jetë ministër”.

About Redaksia

Check Also

Gysi thotë se nuk e ka takuar asnjëherë Vlorën/ Deklarata e avokatit

Avokati Maksim Haxhia ka reaguar në emër të klientit të tij, Ergys Agasi, lidhur me …