Lideri i opozitës, Sali Berisha, në një deklaratë për media tha se, Partia Demokratike ka disa kandidatë të shkëlqyer për Tiranën! Ai tha se, Gjushi u dërgua në qeli vetëm për të takuar Erion Veliajn.
Berisha: Tani ajo pyetja. PD ka jo një, por disa kandidatë të shkëlqyer, të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit, e cila përbën kandidaten më të zezë në tërë historinë e qytetit të Tiranës.
Po unë besoj se kandidatët nuk mund të jenë gjë tjetër veçse emra.
Ka emra… nuk jam unë i autorizuar të nxjerr emra këtu, por të siguroj që PD ka kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Covid-it, përgjegjëse direkte me vjedhjet e tmerrshme të fondeve dhe politikave që ndoqi gjatë pandemisë së Covid-it, duke i çuar vdekjet e shqiptarëve në nivelet më të larta në botë.
Pra, ka pa diskutim jo një, por disa kandidatura…
…Erion Veliaj ka bërë letër kërkesë që të dëgjohet.
Këshilltarët tanë, të garantoj që do të votojnë që ai të dëgjohet.
Nuk ka diskutim. Ajo është një e drejtë që nuk mund t’i mohohet atij.
Përkundrazi të jeni aty dhe ju do shihni se si do ia rendisin këshilltarët tanë të gjithë dosjen e zezë. Edhe ato që renditur Skapi, edhe ato qëka fshehur Skapi, të gjitha së bashku.
Pra, kjo është.
Por besoj se është gjëja më elementare që tjetrit, ndaj të cilit merret një masë, të dëgjohet. Mbrëmë ai ka fjetur me Gjushin në qeli.
E morët vesh? Po. Gjushi u dënua tetë ditë vetëm e vetëm që të shkojë në qeli tek ai.
Ja, këto nuk i pëlqej unë. Jo, këto unë jam kundër tyre.
Do të respektohen të gjithë rregullat.
Se Gjushi është si urith.
Dhe i them Gjushit ke bërë gabimin më të madh të jetës. Mos i bëj spiun ordiner.
Ç’punë ke ti me Erion Veliajn? Lëre aty.
Tetë ditë Gjushi burg, por kjo është…

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj, Kryetari bashkise se Durresit, Vangjush Dako dhe Kryetari i Bashkise se Kamzes Xhelal Mziu, gjate takimit te partnereve per zhvillimin rajonal, ku eshte diskutuar per Reforma per Zhvillimin Rajonal./r/n/r/nMayor of Tirana, Erion Veliaj, Mayor of Durres Vangjush Dako and Mayor of Kamza, Xhelal Mziu, during the meeting of partners for regional development.