Fjalët e Dembele pasi fitoi Topin e Artë

Ousmane Dembele është kurorëzuar me Topin e Artë, duke hyrë në mesin e emrave më të mëdhenj të futbollit botëror.

Sulmuesi i PSG-së e morii çmimin nga legjenda braziliane Ronaldinho, në një mbrëmje magjike ku emocionet e tij nuk munguan.

Ai vlerësoi në veçanti klubin parisien dhe trajnerin Luis Enrique, pasi ka arritur kulmin me PSG-në.

“Dua të falënderoj PSG-në, që më mori në vitin 2023. Presidentin, të gjithë ekipin dhe stafin që janë si një familje e mrekullueshme. Luis Enrique është bërë si një baba për mua, ai ka qenë shumë i rëndësishëm për karrierën time. Faleminderit edhe të gjithë shokëve të skuadrës, sepse ky është një çmim individual, por në fakt e fitojmë të gjithë si ekip”, deklaroi francezi.

Dembele nuk harroi as etapat e tjera të karrierës së tij, duke i falënderuar edhe klubet ku ka luajtur.

Francezi e përmbylli fjalimin me një mesazh të ngrohtë për njerëzit më të afërt.

“Faleminderit familjes sime, nënës sime, agjentit tim dhe shokut tim më të mirë që ka qenë gjithmonë pranë meje. Ky trofe është edhe i tyre”, përfundoi ai.

Ky triumf i Dembeles vjen pas një sezoni të madh me PSG-në, ku ai ishte vendimtar në sukseset vendore dhe evropiane të klubit.

About Redaksia

Check Also

Fitore e madhe e Kosovës në Suedi, blindon vendin e dytë dhe marshon drejt Botërorit

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon ndeshjen e dytë të muajit tetor, ku takohet me Suedinë. …