Berisha: Gjeniu Enver Petrovci mbetet i gjallë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit!

Kryetari i PD, Sali Berisha i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të aktorit të shquar Enver Petrovci, duke e cilësuar një humbje të madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Berisha shkruan se, Enver Petrovci ishte një kolos i skenës dhe kinematografisë shqiptare, i cili me krijimtarinë e tij la gjurmë të pashlyeshme në historinë e artit brenda dhe jashtë vendit.

“Dielli perëndoi përgjithmonë për të pavdekshmin Enver Petrovci.

Të dashur miq, arti dhe kultura e kombit shqiptar janë në zi. Enver Petrovci, një kolos i skenës, regjisë së teatrit dhe filmit kombëtar por edhe ndërkombëtar, mbylli sytë përgjithmonë.

Artist, regjisor dhe skenarist i shquar, ndër më të mëdhenjtë e kombit, Enver Petrovci me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme dhe gjeniun e tij krijues mbetet i gjallë përgjithmonë në trashëgiminë, veprën dhe kujtesën e kombit.

Duke shprehur ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, miqve dhe të afërmve, lutem së bashku me ta që shpirti i madh i Enver Petrovci të gjejë paqen e merituar. Amin”, shkruan Berisha.

About Redaksia

Check Also

Përgjimet e Çuçkës së PS me fituesen e tenderave abuzivë: Sa më shpejt plz, je yll…

Kryetari socialist i Bashkisë së Kolonjës, komediani Erion Isai është marrë zyrtarisht i pandehur nga …