Boçi: Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend! Po bëni të mundurën, të pamundur!

Deputeti i PD, Luçiano Boçi tha se, me sjelljen e PS-së po nxirret nga binarët Kuvendi. Ai tha se, këtu në këtë parlament po bëni të pamundur fjalën e opozitës dhe kryetari i grupit tuaj krenohet e tha “ju nuk keni folur”.

“Po e nxirrni nga binarët këtë Kuvend. Ju e bëni atë që është e mundur, të pamundur. Seancë pas seancë ju po e bëni këtë parlament krejt qesharak dhe po e nxirrni komplet nga funksioni. Dhe ne qoftë se do të doja t’i jepja një përkufizim, po përdor ca fjalë të një përfaqësuesi tuaj qeveritar, me ato filozofimet e veta që konkurronin edhe Diellën.

Ju atë që duhet këtu, që është e domosdoshme, që është e mundur, sipas fjalëve të saj, por po i vendos në rend të drejtë, ju e bëni të pamundur.

Këtu në këtë parlament bëni të pamundur fjalën e opozitës dhe kryetari i grupit tuaj krenohet e tha ju nuk keni folur. Po mirë, a keni turp që ne nuk kemi folur, që ministrat tuaj nuk kanë folur”, tha Boçi.

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …