Nëse nuk i shkojmë, do na vijë në derë të gjithëve…

Nga Adriana KALAJA

E nisëm më datë 5 priil 2024, me Qendrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Tiranës, me kërkesë dorëheqje dhe arrestimin e banditit Veliaj.
Për 44 javë, pa u ndalur.
Në shi, të ftohtë, e në mes të pikut të vapës.
Për 44 javë, na qeshën, na tallën, na fyen e na akuzonin se paguheshim nga rivalët e banditit Veliaj.
Për 44 javë, kishim nga pas pushtetin represiv dhe narko policinë, ku u arrestuan e proceduan shumë protestues, ndër to, edhe unë u procedova 11 herë.
A ishim pak?
Po, por edhe idealistët e njerëzit me integritet moral, pak kanë mbetur në këtë vend të mjerë.
A e çuam deri në fund Kauzën?
Po.
Ne nuk u tërhoqëm deri kur bastardi shkoi pas hekurave
Ndërkohë, unë e të ngjashmit e mi do luftojmë që ai të paguajë për të gjithë krimet në qytetin tonë të përçudnuar:
Nga Ardit Gjoklaj te Teatri Kombëtar;
Nga Unaza e Re te 5 Maji;
Nga inceneratori te 5D;
Nga betonizimi i Tiranës me para të pista e deri te qindarka e fundit e krimit dhe korrupsionit.
Çfarë duhet bërë?
E njëjta gjë, por sot më shumë se kurrë, para Kryeministrisë.
Pse jo edhe te prona e grabitur në Surrel.
Ashtu pak në numër, çdo javë, por me njerëz të pastër e me dinjitet.
Se, Morali dhe Besimi në fitore, sido të shkojë, triumfon gjithmonë.
E kemi detyrim ndaj fëmijëve dhe familjeve tona.
E kemi detyrim ndaj atyre që vijojnë e besojnë te ne.
E kemi deryrim ndaj pluralizmit dhe demokracisë.
E kemi detyrim ndaj Shqipërisë.
E kemi detyrim ndaj Kombit Shqiptar
Nesër do jetë vonë…..
Nëse nuk i shkojmë, do na vi në derë, të gjithëve.
PS: Në asnjë nga 44 protestat e thirrura nga AMT e të mbështetura fort nga PD, nuk erdhën partizëzat e reja të krijuara nga pushteti.

About Redaksia

Check Also

“Rama në samitin e kokainës”!

Nga Basir ÇOLLAKU Edi Rama në Samitin e Kokainës në vitin 2019?! Zaret janë hedhur Luftë …