Zbulohen armiq të brendshëm në Parti/ Rama përzë Anuela Ristanin nga mbledhja

Rama zhvilloi këtë të mërkurë një takim në Kryeministri me katër nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe Ogerta Manastiruliun, kandidaten e shpallur nga Partia Socialiste për bashkinë e kryeqytetit.

Mbledhja zgjati për rreth 2 orë, ndërkohë që e pranishme ishte edhe Anuela Ristani, kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës. Por, qëndrimi i saj në këtë mbledhje nuk ka qenë i gjatë, pasi burime për mediat bëjnë me dije se kryeministri i ka kërkuar që të largohet.

Mbledhja e kësaj të mërkure ka ardhur një ditë pas asaj të Këshillit Bashkiak në Bashkinë e Tiranës ku miratuan propozimin për shkarkimin e kryetarit të arrestuar të Bashkisë, Erion Veliajt.

About Krye Redaktor

Check Also

“Rama nuk ka parë gjë akoma”/ Thirrje nga protesta: Më 7 shtator ejani të rrethojmë Kryeministrinë!

Një protestues bëri thirrje që më 7 shtator, kur shënohen 100 ditë protestë, të bllokojnë …