Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se, e garantoj Lubi Tunelin se fatin e Erionit do të ketë! Berisha tha në konferencën për shtyp se Balluku dhe Manastirliu e urrejnë njëra-tjetrën.
“Të komentosh për Lubinë, t’ia heqim atë Balluku, ta quajmë Lubi Tuneli.
Fakti që u detyrua t’i votojë pa debat, duke provokuar, një nga shkaqet, përveç vetes së tij, ishte Lubi Tuneli.
Por e garantoj Lubi Tunelin këtu para jush se fatin e Erionit do të ketë.
E garantoj Lubinë se atë gjyq që i bënë Erionit këshilltarët, atë gjyq do i bëjnë Lubisë punonjësit e vet.
Nuk ka… ngrehina e tyre po rrokulliset dhe do rrokulliset.
Ajo përbën një njeri që nuk njeh asnjë standard, asnjë ligj, asnjë rregull.
Ajo natyrisht përfaqëson… se e kam pak të vështirë se është edhe grua dhe nuk do të flas gjëra që nuk më shkojnë për sjelljen time… por them hajdute si ajo, Shqipëria nuk ka pasur në 200 vite.
Të siguroj që në qoftë se hyn edhe në 100 vitet e fundit të perandorisë, edhe në 100 vitet e shtetit, nuk gjen dot një hajdute si ajo.
E papërmbajtur.
Kjo është vetëm një përpëlitje e Edi Ramës.
Le që ato njëherë e urrejnë për jetë dhe vdekje njëra-tjetrën. Po, po, po. E urrejnë, e di ti”, tha Berisha.
