Berisha denoncon skandalin: Rama e ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin, me Troplinët!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha në konferencën me gazetarët se, Antimafia italiane solli dosjen Troplini, Elvis Doçi dhe Altin Troplini nuk e arrestoi. Ai tha se, Rama e ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin.

“Të dhënat janë të hapura.

Antimafia italiane solli dosjen Troplini, Elvis Doçi dhe Altin Troplini nuk e arrestoi.

Jo vetëm që nuk e arrestoi Elvisin, por u dha Troplinëve, pas kësaj ngjarje, Edi Rama u dha pesë kulla dhe 12 ndërtime në tokë publike.

Sepse Altin Troplini ka asgjësuar ligjin antimafia të vendit. Nuk e zbaton.

Merr hotelin tek Shkëmbi i Kavajës. Kanë implikuar kompaninë prestigjioze. Edi Rama ka lidhur Accor-in me Elvis Doçin, me Troplinët.

Dosja e Troplineve thoshte se nga porti i Durrësit, droga që vinte, shpërndahej drejt Italisë dhe

Gjermanisë në dhjetëra tonelata dhe qindra kuintalë. Po, janë të gjitha në dosje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama tërhiqet nga leja për kullën që ‘pushtonte’ Ambasadën amerikane

Këshilli Kombëtar i Territorit vendosi të shfuqizojë lejen e ndërtimit për Embassy Tower, kullën 47 …