Sali BERISHA
Një grup ministrash, bashkëpunëtorë të narkoterrorizmit ndërkombëtar, kanë udhëtuar me një çarter në Aruba, që është një nga zonat më të hapura, më të lira të botës, protektorat i Mbretërisë së Holandës.
Interceptimet për arsye, ta themi politike, ndonëse i kanë emër për emër pjesëmarrësit qeveritarë në takim, nuk janë bërë publike.
Por autori nuk ka më asnjë dyshim se kanë qenë ministra, zyrtarë të lartë të qeverisë së Edi Ramës, dhe në mundësinë më të madhe, vetë Edi Rama.
Në një takim famëzi ku është diskutuar për Syrin e Tiranes dhe Malin e Tiranës, për kullat dhe stërkullat e Tiranës, sipas interceptimeve të sakta të antimafies italiane.
Këto interceptime disponohen dhe nga disa agjenci të tjera të vendeve partnere, Belgjika, Mbretëria e Holandës dhe agjenci të tjera.
Por unë citoj këto se kanë dalë në procese gjyqësore, nuk jam i autorizuar të citoj agjenci që nuk bëjnë njoftim se e disponojnë dosjen Aruba.
Pra, siç e shihni, ne kemi një kryeministër dhe një kabinet që është bashkëpunëtor i ngushtë i atyre që janë shpallur sot organizata narko-terroriste ndërkombëtare.