Trump për ish-kreun e FBI/ Politizuan sistemin e drejtësisë si askush më parë

Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë.

“Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York.

Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA.

“Ajo që kanë bërë është e tmerrshme. Unë shpresoj që të ketë edhe të tjerë [të akuzuar], sepse nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë në një vend si ky,” shtoi ai.

Departamenti i Drejtësisë e akuzoi zyrtarisht James Comey-n të enjten, vetëm pak ditë pasi Trump kishte kërkuar publikisht që ai të ndiqej penalisht. Kjo lëvizje u shoqërua me largimin e një prokurori që kishte kundërshtuar aktakuzën – një hap që u interpretua gjerësisht si një përpjekje e paprecedent për të ndëshkuar kundërshtarët politikë të Presidentit.

Comey përballet me dy akuza për deklarata të rreme përpara Kongresit. Në dëshminë e tij të vitit 2020 përpara Senatit, ai kishte mohuar se kishte autorizuar rrjedhje informacioni në media gjatë kohës që drejtonte FBI-në. Sipas aktakuzës, Comey kishte autorizuar një kontakt të shërbente si burim anonim për raportime mediatike gjatë hetimeve për fushatën e vitit 2016.

Duke folur për rastin, Trump u shpreh se provat ndaj Comey-t janë të qarta: “Është një rast i thjeshtë. Ai gënjeu. Ai e dinte rëndësinë e pyetjes që iu bë [në Senat] dhe mendoi se do t’ia hidhte pa u kapur. Por u kap,” tha Trump.

Presidenti këmbënguli se ky proces nuk është hakmarrje, por “drejtësi e domosdoshme”.

“Nuk është për hakmarrje. Është për drejtësi. Nuk mund të lejojmë që këta njerëz radikalë të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan,” përfundoi ai.

About Krye Redaktor

Check Also

Katër shtetet ku do të nisë hetimi ndaj Soros

Sipas të dhënave konfidenciale, prokurorët amerikanë do të fillojnë hetimet ndaj George Soros në të …