E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy Van Horm bëri dje një paralajmërim të fortë për Tiranën zyrtare. Paralajmërmi ishte i ngjashëm me atë të Presidentit Trump për të ndërhyrë ushatarakisht në Venezuelë kundër karteleve terroriste të drogës.
Por ajo që ka ndodhur pas këtij takimi është vërtet një skandal. Ministria e Brendshme e ka zhdukur takimin me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn. Në një skandal të vërtetë diplomatik mesazhi dhe takimi i Van Horm është censuruar dhe nuk është paraqitur asnjë version i këtij takimi nga kukulla e Ramës në ministrinë e Brendshme.
Nëse nuk do të ishte njoftimi i Ambasadës amerikane askush nuk do të ishte në dijeni të mesazhit të fortë që SHBA ka përcjellë dje ndaj Ramës. Kreu i regjimit është tashmë në panik dhe ka vendosur censurë edhe ndaj takimeve zyrtare të të Ngarkuarës me Punë të SHBA dhe mesazheve të Departamentit të Shtetit.
Në faqen zyrtare të ministrisë është hedhur takimi që kukulla e Ramës ka pasur me Ambasadorin e BE, por nuk ka asnjë lajm dhe asnjë foto nga takimi me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy Van Horm. Mesazhi është i qartë; Shtetet e Bashkuara shikohen si rrezik për regjimin ndaj duhen censuruar.
Pse kukulla e Ramës censuroi takimin
E Ngarkuara me Punë në mesazhin e lëshuar pas takimit me ministren e Brendshme deklaroi se forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.
Duke qenë se pastrimi i parave dhe lufta e karteleve është e pamundur me Ramën dhe këtë gjë amerikanët e dinë shumë mirë, atëhere SHBA po paralajmëron se këtë do ta bëjnë forcat amerikane të rendit.
Njoftimi i Ambasadës
Sot, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn theksoi edhe një herë përkushtimin e qartë të Presidentit Trump në zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare gjatë takimit të saj të parë me Ministren e re të Punëve të Brendshme Albana Koçiun. Duke punuar së bashku, forcat e rendit të Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë mund të çmontojnë rrjetet e paligjshme financiare dhe të mohojnë strehimin e sigurt për trafikantët e drogës dhe terroristët, duke i bërë të dy vendet tona më të sigurta.
Gazeta RD