Persekutim ndaj të djathtës në Francë/ Sarkozy: Do të luftoj deri në frymën time të fundit, nuk dua falje, do fitoj

Për të marrë falje, duhet të pranosh dënimin dhe, rrjedhimisht, fajësinë tënde. Unë nuk do ta pranoj kurrë fajin për diçka që nuk kam bërë. Do të luftoj deri në frymën time të fundit që të njihet ndershmëria ime,” deklaroi ai, duke shtuar me vendosmëri: “Do të fitoj.”

Ish-presidenti u shpall fajtor për “komplot kriminal” në periudhën 2005–2007 dhe u dënua me 5 vite burg, si dhe me një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Falja presidenciale zbatohet vetëm për vendime gjyqësore të formës së prerë dhe ekzekutueshme, çka aktualisht nuk është rasti, pasi Sarkozy ka bërë apel ndaj vendimit.

Në intervistën e gjatë, Sarkozy iu referua edhe një dokumenti të publikuar nga faqja Mediapart në vitin 2012, i cili çoi në hapjen e hetimeve. Fjala është për një shënim në arabisht që fliste për një marrëveshje për mbështetje të fushatës së tij presidenciale. Sipas kryetarit të trupit gjykues, “skenari më i mundshëm është që ky dokument është i falsifikuar.”

“Nëse ka falsifikim, do të thotë se ka falsifikatorë, njerëz që manipulojnë, pra një komplot,” tha Sarkozy. “Në një botë normale, gjithë dosja duhet të kishte rënë. Por gjykata bëri të kundërtën,” shtoi ai.

I pyetur për dënimin me burg pa pezullim, ai u shpreh i tronditur: “Prisja gjithçka, por jo këtë. Janë shkelur të gjitha kufijtë e shtetit të së drejtës.”

Sipas një burimi pranë çështjes, Sarkozy është thirrur të paraqitet në gjykatë më 13 tetor, kur do të caktohet data e nisjes së vuajtjes së dënimit. Një tjetër burim gjyqësor tha për agjencinë franceze të lajmeve (AFP) se ish-presidenti (2007–2012) do të futet në burg “relativisht shpejt” pas kësaj seance.

About Krye Redaktor

Check Also

Plani i paqes/ Askush nuk do të detyrohet të largohet nga Gaza

Shtëpia e Bardhë ka ndarë planin “gjithëpërfshirës” të Donald Trump për t’i dhënë fund luftës …