Kryetari i PD, Sali Berisha shkruan se, një makineri e tërë shtetërore bën përpjekje për të mbrojtur vrasësin e biznesmenit italian. Ai shkruan se, një herë thuhet se ishte me 4 veta në makinë, një herë tjetër shkruhet se ai mori një plumb në këmbë dhe vdiq nga hemorragjia, herën tjetër thuhet se mori një plumb në kokë.
Reagimi i Berishës
Përpjekje kriminale për të mbrojtur vrasësit e pushtetit, vrasësit e biznesmenit italian.
Paskrimi është edhe më i shëmtuar se krimi.
Të dashur miq, një makineri e tërë shtetërore mashtrimi për të mbrojtur vrasësin e biznesmenit italian.
Një herë thuhet se ishte me 4 veta në makinë, një herë tjetër shkruhet se ai mori një plumb në këmbë dhe vdiq nga hemorragjia, herën tjetër thuhet se mori një plumb në kokë. Klani Braçe, me gjithë dëshmitë kontradiktore të secilit prej tyre, u la i lirë. Madje iu kërkuan ndjesë se i morën në pyetje.
Tani mbetet të thuhet se i ndjeri vrau veten me një plumb në kokë dhe nuk e ka vrarë njeri.
Të dashur miq, në një vend ku shteti dhe mafia janë një, ku vrasësi dhe hetuesi janë një, në krime habi nuk ka, por edhe pas krimi është edhe më i shëmtuar se krimi.