Rama depoziton në Parlament ligjin anti-Trump

Presidenti i 47-të i SHBA-së, Donald Trump në fjalimin e tij në Capitol Hill me marrjen e detyrës, tha se tashmë në Amerikë njihen dhe ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Trump deklaron se ka marrë fund epoka e trasngjinisë, duke bërë që SHBA të njohë vetëm dy gjini, burrë dhe grua.

Në shenjë të hapur sfiduese, Rama ka depozituar në Kuvend atë që mund të konsiderohet si ligji anti-Trump, ku sipas Ramës në Shqipëri nuk do të ketë vetëm dy gjini burrë dhe grua. Projekti është pjesë e nismave për shkatërrimin e familjes të mbështetura nga e majta radikale dhe Soros.

Organizatat LGBTQ kanë mbështetur implementimin e projektligjit “Për barazi gjinore në Shqipëri”, dhe në veçanti përdorimin e termit “gjini” në vend të termave klasikë “burrë-grua”.

Projektligji i ri për ‘Barazinë Gjinore’, i dorëzuar këto ditë në parlament, ka ndryshuar ndjeshëm nga drafti fillestar, duke zëvendësuar konceptin tradicional të burrit dhe gruas me një përkufizim gjithëpërfshirës të gjinisë. Kjo është tentativa e dytë e kryeministrit Ramës për të futur këtë ligj në Kuvenmd.

Herën e parë, projektligji u rrëzua nga Gjykata Administrative, duke hedhur poshtë vendimin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, kundër Pastorit Akil Pano.

Vendimi lidhet me iniciativën e komunitetit LGBTQ që kërkonte zëvendësimin e prindërve me termin ‘Prindi 1’ dhe ‘Prindi 2’. Sipas tekstit të ri të depozituar fshehurazi në Kuvend, ‘gjini’ përfshin identitete të tjera përtej binaritetit burrë-grua, duke u lidhur me barazinë dhe mosdiskriminimin për identitetin dhe shprehjen gjinore. Drafti fillestar, Neni 4, i publikuar për konsultim në mars, e kishte qartë: Gra dhe burra, në kuptim të këtij ligji, nënkupton edhe vajza dhe djem.

‘Gra dhe burra’, duke përfshirë vajzat dhe djemtë. Por gjatë konsultimeve, Aleanca LGBTI kërkoi zgjerimin e përkufizimit për të përfshirë identitete të tjera gjinore, kërkesë që u pranua nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Ky ndryshim nuk është thjesht një çështje gjuhësore: futja e termave ‘gjithëpërfshirëse’ dhe ‘shprehje gjinore’ i jep status juridik identiteteve të reja, pa dhënë një listë të qartë të tyre. Në debatet ndërkombëtare, studiues flasin për më shumë se 70 identitete të mundshme, duke vështirësuar zbatimin praktik të ligjit.

Projektligji parashikon gjithashtu kuota të detyrueshme për përfaqësimin gjinor në pozitat drejtuese, nga 30% deri në 50%, jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat. Objekti i zbatimit përfshin të gjitha institucionet vendimmarrëse dhe administratën publike.

Kritikët konservatorë ngrejnë shqetësimin më të madh: si do të zbatohet kuota kur numri i gjinive nuk është më vetëm dy? Me dy gjini, gjithçka është e qartë: 30% gra dhe pjesa tjetër burra, ose 50% me 50%. Por nëse njihen katër identitete, secila me 30% kuotë, totali arrin 120%, një gjë e pamundur për t’u zbatuar në praktikë.

About Krye Redaktor

Check Also

E dëbuan nga Departamenti i Shtetit/ Rama punëson Yuri Kim

Gjatë ditës së sotme është njoftuar se ish-ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim paska filluar një …