Banorët e Dibrës në protestë: Nga ndërtimi i HEC Skavica do zhduken 35 fshatra

Banorët e Dibrës protestuan përsëri pranë vendit ku parashikohet të ndërtohet diga e hidrocentralit të Skavicës, duke bërë paralajmërime të forta ndaj qeverisë.

Banorët e Dibrës kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit, pasi sipas tyre do të sjellë pasoja të mëdha për zonën.

Sipas tyre, mbi 35 fshatra të Dibrës do të zhduken përfshirë dhe 16 mijë hektarë tokë bujqësore.

Protestuesit kanë paralajmërua deputetët e qarkut të Dibrës se do të përballen me banorët, nëse nuk kundërshtojnë projektin.

Prej kohësh, komuniteti dibran dhe shoqatat ambientaliste kundërshtojnë nëpërmjet protestave dhe takimeve të ndryshme, ndërtimin e digës prej 485 metra lartësi në zonën e Skavicës.

Kjo digë, e parashikuar të ndërtohet në luginën e lumit Drin i Zi, pritet të sjellë pasoja të mëdha për zonën e Dibrës.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …

Leave a Reply