Drejt paqes në Gaza! Plani i Paqes i Presidentit Trump drejt konkretizimit

Nga Sali BERISHA

Zbatimi i këtij plani të miratuar në takimin në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit Trump dhe Kryeministrit të Izraelit, Netanyahu hap rrugën për përfundimin e konfliktit, lirimin e të gjitha pengjeve nga Hamasi dhe tërheqjen e Izraelit nga pushtimi i Gazës dhe vendosjen e paqes.

Netanyahu i kërkoi të falur Katarit për sulmin ajror në Doha. Qeveria, vendet arabe të rajonit dhe disa vende tjera si Turqia, Pakistani, Indonezia përshëndetën lidershipin e Presidentit Trump dhe përpjekjen e tij të sinqertë në përfundimin e konfliktit në Gaza.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përshëndes këtë arritje të madhe diplomatike të Shtëpisë së Bardhë dhe uroj që plani i Presidentit Trump për përfundimin e konfliktit në Gaza të shërbejë si projekt për një paqe të qëndrueshme në rajon.

About Redaksia

Check Also

Afera-Rama/ 121 milionë euro për të korruptuar ish-Ambasadoren e SHBA dhe jo vetëm atë

Yuri Kim është kapur në një aferë të pastër korruptive me Ramën dhe detyra e …