Gjekmarkaj: E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajërimesh! Ju keni frikë nga fjala!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, gjatë fjalës në Konferencën e Kryetarëve në Parlament tha se, kalimi nga tingulli tek fjala ka kërkuar mijëra vjet zhvillimi nga njerëzimi, dhe ky kalim ka sjellë ndryshimin e madh tek njeriu i Neandertal. Ai tha se, sot ky ndryshim po rrezikohet nga kufizimi i fjalës në Kuvend.

Gjekmarkaj tha se, flasim vetëm për fjalë formale, por nuk kemi asnjë debat të vërtetë. Ju keni frikë nga fjala!

“Ju mbase nuk e dini, por njerëzimi ka konsumuar mijëra vjet për të bërë kalimin nga tingulli tek fjala, dhe fjala bëri ndryshimin e madh tek njeriu i Neandertal, qesh Ulsi, se nuk e di, i duket habi, po nejse! Në Mesjetë, dënimi më i madh ishte kur gjuhën ja vendosnin në tryezë dhe e mbërthenin me gozhdë. Sepse fjala prishte shumë punë!

Ka një muaj që mblidhemi këtu e vendosim sesi të mos bëjmë parlament, se si të mos flasim! E keni shndërruar Kuvendin në një sallë lajërimesh, si kasnec! Flasim vetëm për procesverbale e njoftime, asnjë debat! Ju keni frikë nga fjala!

Tani ju keni shpallur këtë moton: “Shqipëria 2030 në Evropë!” Bukur shumë, por përballë ka disa kalorës të rrugëtimit për në Europë! Ju nuk po u jepni mundësi të rrëfejnë cilin zabel kaloi Taulati, a patën tagji kuajt e Ulsiut, në cilin hanë fjeti Toni rrugës për në Evropë! Pra, kalorësit po udhëtojnë nëpër natë! Ju po u mohoni të drejtën e rrëfimit!

Ju vetë, si kryetar, nuk po kaloni një ditë në atë karrige duke drejtuar debat politik! Por drama më e madhe e juaj do të jetë se do të harroni të flisni. Kur të ktheheni tek njerëzit, do jeni si njerëzit e lashtë, do ktheheni tek tingulli! Qesh Ulsiu, i duket qyfyre! Do të harroni si mijëra vjet më parë që tingullin ta përktheni në fjalë”, tha Gjekmarkaj.

About Redaksia

Check Also

Pacolli paralajmëron Ramën

Behgjet PACOLLI Ne jami kthyer në një gjendje që i ngjan një DIGE që duron …