Cili ishte roli i mikut të Ramës, McGonigal në Kosovë/ Fotoja me ish-Ambasadoren e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku

Ka mbetur i pasqaruar ende roli i McGonogal në Kosovë, Deputeti i Vetëvedosjes Artan Abrashi publikoi kohë më parë një foto të ish-Ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku me agjentin e korruptuar të FBI, McGonigal.

Roli i McGonigal ka mbetur i pa zbardhur në Kosovë. Ai udhëtonte shpesh mes Kosovës dhe Shqipërisë në misionin e tij për të vendosur gjoba bizneseve dhe këtë nuk e bënte pa mbështetje zyrtare në Tiranë. Besohet se MGonigal i ka vendosur gjoba të majme disa bizneseve në Kosovë duke i kërcnuar me shpallje “Non Grata”.

Abrashi publikoi dy fotografi në Facebook, ku Çitaku shihet në praninë e McGonigal.

“Të gjithë shqiptarët tashmë janë të njohur për ‘rastin Mcgonigal’, ish shefin e kundërzbulimit të FBI-së, dhe lidhjen që kishte me politikanët shqiptarë, por edhe me oligarkë rusë. Në debatin publik e televiziv në Shqipëri, sepse në Kosovë nuk ka pasur asnjë të tillë, kemi parë tek përmenden edhe politikanë nga Kosova. Rasti Mcgonigal nuk është çfarëdo teme por çështje që ndërthuren shumë zhvillime politike”, shkroi Abrashi.

Ai kërkoi nga Çitaku që të tregojë “për lidhjet dhe takimet me këtë person”.

“Ish-ambasadorja dhe tash nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku është mirë të na njoftojë për lidhjet dhe takimet me këtë person dhe temat e diskutuara”, shkroi deputeti i LVV-së.

About Krye Redaktor

Check Also

Unioni Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, thirrje Qeverisë që të ndalë ndërtimet në zonat e mbrojtura

Kongresi i Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës, IUCN votoi në favor të mbrojtjes së …