Njeriu që përdoret si zar nga kartelet e drogës dhe drejton sot qeverinë në Shqipëri është tallur me një gabim të Presidentit Trump, i cili ngatërroi emrin e Armenisë me atë të Albanisë gjatë një deklarate për mediat..
Trump i ka kërkuar Presidentit francez që ta uronte për marëveshjen e paqes që kishte bërë Trump me Azerbaxhanin, duke shpëtuar nga lufta Shqipërinë, ndërkohë që Macron shikohet në video që largohet pas kësaj deklarate të Ramës, pa guxuar as të buzëqeshë.
Rama i cili sot merr pjesë në samitin e 7-të të Komuniteti Politik Evropian, i pyetur nga mediat botërore mbi këtë situatë, ai me humor i është përgjigjur se tashmë Shqipëria dhe Azerbjaxhani kanë nënshkruar paqen.
“Azerbajxhani dhe Shqipëria kanë tashmë një marrëveshje paqe se ishim në luftë tashmë.
Mendoj që është diçka fantastike sepse ka qenë në pritje për një kohë të konsiderueshme, ndodhi dhe nën drejtimin e SHBA-ve, dhe nxitjes së fundit të presidentit sepse duhet t’ia japim meritën për këtë”, tha Edi Rama.
Ndërkohë një tjetër video ka ‘pushtuar’ rrjetin, ku Rama në shoqërinë e presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i thotë këtij të fundit të kërkojë falje, pasi nuk i ka uruar (Ramën dhe Aliyev) për arritjen e paqes.
Rama drejtuar Macron: Duhet të kërkosh falje!
Macron: Përse?
Rama: Sepse nuk na urove kur arritëm marrëveshjen e paqes mes dy vendeve. Dhe Presidenti Trump punoi shumë për këtë marrëveshje!