Kalaja: Lejet e ndërtimit në Tiranë dhe bregdet, të lidhura me pastrim parash me bekimin e Ramës dhe Ballukut

Kryetarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja, ka depozituar sot një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zv.kryeministres Belinda Balluku për lejet e ndërtimit në Tiranë dhe në bregdet.

Sipas Kalasë, projektet e miratuara në mënyrë të përsëritur nga figura të larta të qeverisë janë në kundërshtim me ligjin dhe shërbejnë për të legjitimuar burime të paligjshme financiare. Ajo kërkon hetim të plotë nga SPAK për të gjitha lejet e ndërtimit të lidhura me studio projektimi të përzgjedhura në mënyrë të dyshimtë, si dhe për rolin e Bankës së Shqipërisë, që sipas saj duhet të japë llogari për rritjen e pazakontë të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2025.

“Kemi sjellë argumente dhe fakte bindëse sesi për përçundimi i Tiranës dhe jo vetëm  por edhe objekte të cilat janë miratuar leja edhe nga kryeministri dhe shumicën e rasteve nga zëvendës kryeministra, kanë përçunduar edhe bregdetin e Shqipërisë. Të gjitha këto veprime që janë bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në kundërshtimin nga subjektet ndërtuese për të justifikuar burimin e ligjshëm të parave, na ka çuar në dyshimin e arsyeshëm se e gjitha kjo bëhet me nismën dhe bekimin e kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, për qëllime personale dhe në dëm të interesit publik.

Të inkoperuar në këtë kallëzim penal ne kemi kërkuar që nga SPAK të hetohen të gjitha lejet e ndërtimit që  rastësisht po e themi këtë janë të lidhura me studio-projektuesin të cilët janë në listën e Edi Ramës dhe asnjë kompani  tjetër që projekton një ndërtim në Tiranë dhe jo vetëm. Nëse i drejtohet kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit që është zoti Rama për nxjerrjen e lejes së caktuar, refuzohet dhe orientohet që gjithë këto kompani të shkojnë tek lista e studiove të huaja që lidhen në këndvështrimin tim me pastrimin e produkteve të veprës penale.

Ndërkohë kemi kërkuar edhe hetimin nga ana e SPAK edhe të Bashkës së Shqipërisë në këtë proces të paligjshëm. Rol i cili duhet të ketë një vëmendje të caktuar edhe për shkak të statistikave që jep banka e Shqipërisë ku deklarohet se mbi 250 mln euro janë blerë nga shtetas të huaj. Dhe kjo vlerë i takon vetëm 6 mujorit të parë të 2025. Ndërkohë kemi kërkuara nga ana e SPAK që të evidentohen edhe denoncimet që tashmë janë bërë publike, qoftë për çështjen ‘Aruba’, janë denoncime që nuk janë thjesht denoncime nga gazetarë investigativë, por janë denoncime që lidhen me fakte dhe prova të antimafias italiane, qoftë edhe me dy kronikat e dhëna nga Rai3, ku korenspondojnë në mënyrë të habitshme dhe të çuditshme deklarimet në këto emisione me deklarimet apo hetimet e mafias italiane.

Të gjitha provat që ne depozitojmë sot në SPAK lidhin jo vetëm zotin Rama me zëvendësen e tij Balluku në një krim shumë të madh që është pastrimi i parave”, deklaroi Kalaja.

About Redaksia

Check Also

PS kundër interpelancës me Ramën për fondet IPARD, Bardhi: Mazhoranca po shkel Kushtetutën!

Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën se ka …