Berisha publikon pamje nga shembja e rrugës Qukës-Qafë Plloçë, u inaugurua nga Rama e Balluku

Kryetari i PD, Sali Berisha ka reaguar për gjendjen e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, vetëm një muaj pas inaugurimit të saj me bujë nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Berisha ka publikuar një foto nga ceremonia e inaugurimit, ku shfaqen Rama dhe Balluku duke promovuar përfundimin e rrugës. Në të njëjtin postim, ai ka ndarë edhe një foto tjetër ku duket një segment i rrugës i dëmtuar nga rrëshqitjet e dheut.

Ai akuzon qeverinë për korrupsion dhe për përdorimin e projekteve infrastrukturore si fasadë propagandistike, ndërsa realiteti në terren tregon një histori tjetër.

Mësohet se aktualisht nga shembja e masivit shkëmbor është bllokuar një prej tre korsive të segmentit rrugor, ndërsa rrëshqitja e gurëve dhe dherave vijon.

Rruga Qukës–Qafë Plloçë ka qenë një nga projektet më të gjata dhe të kontestuara infrastrukturore në vend, ndërtimi i së cilës zgjati 14 vjet dhe u kushtoi shqiptarëve 260 milionë euro.

About Redaksia

Check Also

“Duart e pastra” dhe heqje imuniteti/ Ish-ministri socialist paralajmëron largimin e Ramës nga Shqipëria

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në A2CNN, deklaroi se Shqipëria sot ngjan me …