KLSH zbulon skandalin në Farmacinë Qendrore të QSUT: U gjetën ilaçe të skaduara!

Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ka zbuluar shkelje serioze në Farmacinë Qendrore të QSUT-së, ku barna të skaduara janë mbajtur në gjendje aktive, duke mashtruar sistemin dhe duke rrezikuar pacientët.

Sipas raportit, në sistemin elektronik Pentaho figuronin si stok aktiv:

19 flakonë Ifosfamide 1 g

602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza (500 mg dhe 50 mg/2 ml)

Ndërkohë, gazetari Osman Stafa në një postim në facecook ngre për shëndetin e të sëmurëve me tumor shkruan se barnat dyshohet se janë përdorur tek pacientët.

Postimi i plotë

Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së

Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka zbuluar se Farmacia Qendrore e QSUT-së ka mbajtur në gjendje aktive barna të skaduara, duke mashtruar sistemin dhe duke rrezikuar pacientët.

Konkretisht, në sistemin elektronik Pentaho figuronin si stok aktiv:

-19 flakonë Ifosfamide 1 g

-602 flakonë Methotrexate në dy formëdoza (500 mg dhe 50 mg/2 ml)

(Këto barna janë për të sëmurët me kancer)

KLSH shkruan:

“Pavarësisht se kanë skaduar, këto barna rezultojnë ende në sistemin Pentaho duke paraqitur risk për mbajtjen e stoqeve të skaduara në sistem dhe duke rritur artificialisht gjendjen e barnave.”

Kjo nuk është thjesht pakujdesi. Është dështim i drejtpërdrejtë i Farmacisë Qendrore, që nuk ka hequr barnat e skaduara nga përdorimi dhe ka manipuluar inventarin, duke krijuar përshtypjen e rreme se ka rezerva ndërkohë që pacientët mbeten pa trajtim.

Ajo që nuk dimë është se këto barna të skaduara, a   janë përdorur mbi pacientë?

E frikshme kjo gjetje!

About Redaksia

Check Also

PD i drejtohet GJK: Mazhoranca po cënon të drejtën kushtetuese të opozitës për kontroll parlamentar

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese, duke kundërshtuar refuzimin e mazhorancës për …