Xhimi Begeja/ Turp tu vijë! Një komunist në krye të shoqatës “Tirana”

Xhimi BEGEJA
Kryetari i Ri i Shoqatës Tirana
I dobët në logjikë sepse me fjalimin e pare publik u tregove po aq komunist ( gjakzhymë) sepse legjitimove me kët pjesë te fjalës ..”që ne nuk duam kompesim prone por dinjitet”..
Po ta sqarojë shumë shkurt për të kuptuar se cdo qytetar apo katundar lind me dinjitet , por vetëm një shteti totalitar ja rremben atë duke i rrëmbyer pronën e përdhosur nderin e dinjitetin.
Dinjiteti është vlera e lindur që ka çdo njeri vetëm sepse është njeri. Ai nuk blihet dhe nuk shitet. Është parim themelor në të drejtat e njeriut.
Kjo do thotë që çdo njeri meriton respekt, pavarësisht pasurisë, statusit apo pronësisë.
Pra, pronësia është mjet për të ruajtur dinjitetin, sepse i jep njeriut pavarësi, siguri dhe autonomi.
Nëse dikujt i merret prona padrejtësisht nga pushteti, abuzimi ose diskriminimi , kjo cenon dhe dinjitetin e tij.
Jo sepse prona = dinjitet, por sepse humbja e pronës e bën njeriun të pambrojtur, të varur nga të tjerët, dhe e privon nga mundësia për të jetuar me dinjitet.
Pra, rrëmbimi i pronës është një shkelje e dinjitetit, sidomos kur është i padrejtë dhe shoqërohet me humbje e të drejtave të tjera lirie, si siguria dhe reputacioni njerzor në shoqëri.
Edhe njeriu pa prona e ruan dinjitetin e tij natyror, një i varfër ka po aq dinjitet sa një i pasur.
Por shoqëria duhet të garantojë kushte që askush të mos humbasë dinjitetin vetëm pse nuk ka pasuri.
Këtu ju folët si para 35 vitesh sepse ju tani vonë për shumë pak vite u bëtë i pasur e me pronë , por komuniteti autoktonas tiranas që do drejtosh i kanë vënë me shekuj dhe kanë dhënë edhe jetë për tokën e pronat tyre që ja kanë rrëmyer me ligj e pa ligj, pa folur për persekutimin e pamëshirshëm në diktaturë.
Por duhet të dish dhe dicka tjeter se dinjiteti është vlerë e lindur që nuk zhduket kurrë, edhe kur njeriu varfërohet.Por, kur prona rrëmbehet padrejtësisht, njeriu ndjehet i poshtëruar dhe i dhunuar në lirinë dhe integritetin e tij.
Rivendosja e pronës ose kompensimi nuk e rikthen automatikisht dinjitetin, sepse dinjiteti nuk blihet, por ajo mund të ndihmojë në aspektin simbolik dhe moral.
Unioni Europian si çështje të parë përpara se të gutemi me të dreta të plota në EU ka kompesimin e pronave , dhe ju thoni nuk duam kompesim. Turp tju vijë.
Shteti pranon fajin dhe padrejtësinë.
Shkruhet një dëmshpërblim në letër që tregon: “Kjo që ndodhi nuk ishte e drejtë”.
Për këtë duhet të kërkosh ndjesë publike komunitetit tonë me kët fjalim të dobët e të turpshëm .
Të fala nga Familja Begeja

About Krye Redaktor

Check Also

Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp

Nga Luçiano BOÇI Kjo nuk është më politikë dhe kjo nuk është lojë fjalësh. Kjo që …