Nga Elona Kodra SHKRELI
Nuk i ikën inati me Thethin as kryeministrit Rama dhe as drejtuesit të tij politik, Beci sepse thethjanët dënuan me votë në zgjedhjet e 11 majit, mashtrimet e tyre elektorale!
Besëprerët Rama dhe Beci rikthehen sërish në Theth me urrejtjen e pangopur dhe me forcën e pushtetit (fadroma, polici) për të shkatërruar investimet mijëra euroshe të banorëve autoktonë të Thethit!
Ky aksion shkatërrues nuk bëhet as në të mirë të banorëve të Thethit, as për estetikën vizive, as për “mbrojtjen” e natyrës së perlës veriore shqiptare…..absolutisht Jo!
Ky aksion shkatërrues bëhet vetëm për të vjedhur pronën e trashëguar të banorëve, por të paçertifikuar me synimin e vetëm për t’ja dhënë miqve oligarkë në këmbim të shitblerjes së votave, nderave financiare apo mbajtjes së pushtetit me çdo kusht!
Dyshja Rama-Beci, vetëm pak muaj para zgjedhjeve, mashtruan banorët e Thethit që të investonin madje bënë thirrje që emigrantët të ktheheshin dhe të investonin në tokat e tyre! Në tokën e “shenjtë” të oborrit të Kishës së Thethit, dyshja e pafe’ Rama-Beci premtuan me ‘besën’ e pabesë të tyre se:
“Sikur edhe Enver Hoxha të ngjallet, ato investime nuk do prishen kurrë…”!
Të pabesët s’mund të kenë besë…
Përgëzoj famullitarin e Thethit, fra Kastriot Dema o.f.m, për reagimin e Tij në mbrojtje të së drejtës që gëzojnë prej shekujsh banorët e kësaj zone!
Thethi duhet të qëndrojë dhe të mos dorëzohet! Është rasti të tregohen vlerat dhe burrnia e malësorëve në mbrojtjen e pronës dhe investimeve të tyre!
Dyshja Rama-Beci, tashmë janë armiq të betuar të thethjanëve si shkatërrues të ekonomisë së tyre dhe si mashtrues që besën e dhënë në oborrin e Kishës, e thyen vetëm pak muaj më pas me fadroma, policë, tritol e armë!