Berisha: Ju gra dhe vajza të pamposhtura, mbani gjallë përpjekjen e PD dhe shoqërisë shqiptare për një ndryshim në këtë vend

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në konferencën “Të bësh ndryshimin; nga influencues në vendimmarrës”, iu drejtua vajzave dhe grave se, ju vajza të pamposhtura, mbani gjallë përpjekjen e PD dhe shoqërisë shqiptare për një ndryshim në këtë vend.
Berisha tha se, Shqipëria është nga të paktat vende, në të cilin qeveria sjell në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave për të lindur fëmijë të askujt.
“Pra, nuk do të thotë fasada, është njëra anë. Po fasada është jashtëzakonisht e dëmshme. PD beson shumë në forcën, ekspertizën, guximin dhe rolin e grave.
Edhe sot, në opozitë, ju keni një rol thelbësor, themelor, me qëndresën tuaj, me përkushtimin tuaj, me punën tuaj.
Thashë, ne jemi në kushtet e një narkoshteti, dhe për mikeshat tona që janë këtu, sot falë lumenjve të eurove që futen në Shqipëri, euro është zhvlerësuar në masën 30-35%.
Eksportet kanë rënie dyshifrore. Prodhimi industrial është në recension, prodhimi bujqësor është në recension. Por te gjitha këto nënkuptojnë shkatërrimin e mijëra mijëra vendeve pune.
Ka një sektor që këtu është në kulm dhe është 3 herë më i lartë se në mesataren e Europës. Është ndërtimi. Sepse baronët e drogës, kartelet e drogës të Shqipërisë dhe të tjera, lajnë paratë e tyre në ndërtime në Shqipëri. Por, çfarë është sot një apartament për vajzat dhe të rinjtë shqiptarë?
Është molla më e ndaluar!
Mund ta blejnë atë më lehtë me punën dhe djersën e tyre kudo tjetër, përveçse në Shqipëri, për shkak të çmimeve stratosferike që kanë dhe rrogave të papërfillshme që marrin. Roli i gruas është themelor në shoqëri, por është themelor dhe në familje.
Shqipëria është nga të paktat vende, në të cilin qeveria sjell në parlament ligjin për të krijuar fermat e grave për të lindur fëmijë të askujt.
E gjithë kjo situatë është e vështirë, duhet ta pranojmë, por është gjithashtu edhe motivuese.
Ne, duhet të luftojmë të shumëfishojmë përpjekjet tona, dhe ju të tilla jeni. Ju jeni gra, vajza të pamposhtura dhe mbani gjallë përpjekjen e PD dhe shoqërisë shqiptare për një ndryshim në këtë vend. Çdo diktaturë e ka një fund, nuk duhet ta harrojmë këtë gjë, dhe ky fund do t’i vijë nga gratë dhe vajzat shqiptare.
Edhe njëherë, ju falënderoj shumë për të gjithë kontributin dhe ju uroj suksese. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjitha vajzave, nënave, motrave. Këtë muaj dhe në vazhdim, të kenë kenë kujdesin më maksimal ndaj një sëmundje, e cila gjëja më e madhe është të parandalohet, të kapet në fazat më të para dhe të mjekohet. Pra, të bëhemi mjekë të vetes sonë”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Agron Shehaj mbështet Binajn për Tiranën/ Jam 100% i bindur se mund të fitojmë!

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar mbështetjen e tij për kandidatin e pavarur …