Berisha: Mbështetja e kandidatëve të pavarur i jep opozitës një dimension tjetër!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë, Partia Demokratike vlerëson shumë kandidaturat e pavarura, kjo jep opozitës një dimension tjetër!

“Patëm një diskutim të gjatë, të përgjegjshëm, të lirë.

Ajo që predominoj dhe e konsideroj një hap të rëndësishëm në përpjekjen tonë, është se PD ndonëse ka padiskutim kandidatura kalibri për asnjëlloj krahasimi me organizatën kriminale në pushtet, do vlerësojë dhe çmojë shumë kandidaturat e pavarura.

Do konsiderojë me seriozitetin më të madh, kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre, mbështetjen e PD-së.

Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë dhe forcat e tjera opozitare.

Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por dhe në bashkitë e tjera.

Ky është një moment do të mendoja unë, për të gjithë ata qytetarë, intelektualë, ata specialistë, ekspertë që ndihen të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës, të matin forcat e tyre në një garë në interesin më të mirë të qytetarëve të marrin vendimin e duhur”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria, një hap larg Botërorit-2026

Shqipëria ka shkruar një faqe të re në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar kualifikimin …