Gjokutaj: Veliaj kur e hëngri në Apel kuptoi që ishte hakmarrje e Ramës!

Avokati Genc Gjokutaj komentoi situatën e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një akt hakmarrjeje politike nga kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj u shpreh se Veliaj ka përjetuar një proces të rëndë, ku ndaj tij janë përdorur masa të ashpra, përfshirë dërgimin e njerëzve në burg me premtimin se do ta mbronin atë, ndërsa në të njëjtën kohë i ishin vendosur përgjues.

“I dërgonin njerëz në burg duke i thënë ‘do të mbrojmë ne’, por ai mori kot. Nga ana tjetër i vendosnin përgjues, dhe Ulsi Manja shkonte e takonte në burg për t’i krijuar idenë se ‘jemi ne’,” rrëfeu Gjokutaj, duke shtuar se Veliaj e kuptoi realitetin e vërtetë vetëm kur çështja shkoi në Apel.

“Atë që i kanë bërë Veliajt këta, është hakmarrje e Ramës tamam. Ai e paralajmëroi: ‘Në një nga ato pemët do të varet’. E hoqi nga pozicioni i drejtuesit politik, nga fotografia familjare, i hoqi lejet e ndërtimit. Veliaj dha mesazhin e qartë, vetëm burgu mbetej,” përfundoi Gjokutaj  i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

About Redaksia

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …