Nga Luçiano BOÇI
Rikthimi i terrorit të Ramës në Theth, nuk është “për arsye turistike”, por për arsye armike.
As ligjore por vetëm pasurore.
As arsye dashurie për natyrën, por arsye e pastër urrejtje për njerëzit.
Terrori e ka vlerën kur transmetohet live. Kjo ështe strategji e zakonshme e grupeve terroriste dhe shteteve terroriste.
Rama nuk u mjaftua me atë që la pas në Korrik, ku mbolli kaos, faliment ekonomik, inerte dhe përcau njerëzit me selektime prishjesh e favoresh.
Rri, rri dhe i rikthehet Thethit me një frekuencë të rritur hakmarrjeje ndaj Veriut që e përçmon.
Ndryshe nuk shpjegohet se si na i paska shpëtuar “syrit vigjilent”
të Benetit një ndërtesë 3-katëshe në Theth e ndërtuar me mund e djersë në tokën e vet.
Këtë vetëm satelitët e Ramës e shpjegojnë.
Në Theth po ndodh ajo që ndodh kur pushteti humbet masën morale të veprimit të vet. Përdor ligjin si justifikim për arbitraritetin, dhe e quan frikën “zbatim të rendit”.
Rama mos harrojë diçka që çdo kush e merr si mësim kur shkon ne Theth:
Thethi është më shumë se një fshat malor.
Është simboli i shpirtit shqiptar që jeton midis bukurisë dhe përjashtimit.
Kur fadroma ngrihet mbi gurët e Thethit, ajo nuk shemb thjesht ndërtime, por shpirtin e një vendi që Rama s’e ndihmoi kurrë me zemër dhe që tani e dënon pse është i zoti për mbijetesë.
Rama është si ajo “Zonja Plakë” e dramës së famshme të Durrenmat-it ky personazhi kryesor rikthehet për hakmarrjen e paramenduar.
Por mos të harrojë:
Shpagimi ka për të ardhur!