Berisha pas daljes nga SPAK: McGonigal po e urdhëronte Altin “Troplinin” që të fshihte dosjen e Arubës

Kryetari i PD, Sali Berisha, pas daljes nga ambientet e SPAK, deklaroi se, McGonigal po e urdhëronte Altin “Troplinin” të fshihte dosjen e Arubës.

Berisha theksoi se ky veprim është një shkelje e rëndë e integritetit publik dhe një dëshmi e lidhjes së drejtpërdrejtë të zyrtarëve me krimin e organizuar.

“Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin.

Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik.

Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehësh pafytyrësish siç e ke fshehur gjithë këto vite dhe bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë.

Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane.

Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge.

Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti.

Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon.

Por këto kisha për sot për Altin Troplinin”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Drejtuesi i policisë nxirrte në pritë njerëzit e drejtësisë”/ Deklarata e ish-kryegjykatësit

“Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, ka nxjerrë në pritë njerëzit e drejtësisë.” Kështu deklaroi ish-kryetari …