Deputetja e PD, njëkohësisht drejtuese e Komisionit për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, Ina Zhupa thotë se, në krye të Arsitmit është vënë Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e trashëgimisë kulturore në emër të interesave të klientëve.
Zhupa shkruan se, sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta, që mund të çojnë në shkatërrimin e publikes, ndërsa bëri thirrje për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë.
Reagimi
Me nisjen e vitit të ri akademik, dua të uroj studentët dhe pedagogët një fillim të mbarë, me energji të reja dhe shumë suksese!
Në krye të arsimit është Mirela Kumbaro, e njohur për shkatërrimin e publikes në emër të interesave të klientëve. Metodë që e nisi te kultura ku futi koncesionet në trashëgiminë kulturore dhe e vazhdoi po njëlloj te mjedisi ku zonat e mbrojtura i ktheu në pikat të vogla për oligarkët. Sot univesitetet janë të rrezikuara nga metoda të njëjta që mund të cojnë në shkatërrimin e publikes.
Ndërkohë problemet e arsimit të lartë vazhdojnë të njëjtat dhe të thelluara vit pas viti:
Rënia e numrit të studentëve dhe boshatisja e shumë degëve me rëndësi strategjike për vendin;
Kostoja e papërballueshme e jetesës për studentët, nga qiratë te ushqimi e transporti;
Infrastrukturë e amortizuar dhe mungesë investimesh në laboratorë, kërkim shkencor dhe digjitalizim;
Mungesë lidhjeje të fortë midis universiteteve dhe tregut të punës;
Nevoja për më shumë transparencë dhe meritokraci në administrimin e arsimit të lartë;
Pedagogë që presin kushte më dinjitoze, pagesa të përshtatshme për detyrën që kryejnë dhe mbështetje për përmirësimin e cilësisë akademike.
Si deputete dhe si pedagoge nuk do rresht të kërkuari llogari, të kërkuari buxhete më tē larta për arsimin, mbështetje për studentët, fonde për kërkimin shkencor dhe arsim cilësor që i përgjigjet nevojave të kohës.