Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Florjan Binajn e hoqi Edi Rama dhe Fuga e tij nga ABC News! Ai tha se, SYRI pati kurajën që i dha hapësirën për Piranjat.
“Aq sa ç’ishte kur punonte tek ABC News.
Kaq i pavarur është.
Të garantoj.
E hoqi Edi Rama nga ABC News me Fugën e tij, që tani është zhdukur.
A dini gjë për atë Fugën ju? Keni ndonjë ide se ku është ai njeri?
Se kërkohet nga Skapi. Sipas disa të dhënave, ai duhej të ishte me Velinë aty.
Imagjinoni tani, Edi Ramës, i arratiset, i zhduket, njeriu më i afërt i tij.
Se në qoftë se ka pasur një njeri të afërt, më të afërt, ishte Endri Fuga.
Ku është ai? Po menaxhon paratë e Edi Ramës në dhera të largëta? Ka ikur nga Skapi?
Ç’është kjo errësirë?
Vazhdojmë…
Pra, tek SYRI patën kurajo dhe i dhanë hapësirën, por ata i kishin ndërtuar Piranjat, siç e dini ju vetë, tek ABC.
Por se e përzuri Sokol Balla, jo Sokol Balla, por Edi Rama, se ai ka zbatuar urdhrin e Edi Ramës dhe Endri Fuga, nuk është puna e tij.
Ai sigurisht qëndroi, se edhe mund ta linte, mund të thoshte që ja…
Atëherë?
Ju duhet të shtroni pyetjen, a i shërbejnë Piranjat interesit të qytetarëve?
Unë mendoj se i shërben dhe çdo gazetar që merret me investigim dhe u thotë qytetarëve të vërtetat, meriton respekt të padiskutueshëm.
Nuk ka lidhje, ai ishte atje. Ata e përzunë.
Nuk e toleronte Edi Rama. E ka tmerr. Është i shfazuar.
Po ta vini re ju, është i shfazuar. Ka rënë viktimë e bëmave dhe gjëmave të tij”, tha Berisha.