Është ENVERIZËM i pastër, pa ekuivok, ashiqare!

Nga Gent STRAZIMIRI

Nëse do bëhej fjalë për të kujtuar udhëheqës të Shqipërisë, (pa dallim nëse të mirë apo të këqinj), do kishin vënë edhe emrin e Ramiz Alisë, i lindur po ashtu në tetor, në datë 18, me të gjitha “Heroizmat” e kohës në gjoks (të shfuqizuara) edhe ai, deputet po aq gjatë sa Enver Hoxha, madje me një specifikë më shumë se ai, duam s’duam ne:

* është Presidenti i parë i Republikës, i zgjedhur nga një parlament pluralist…

Por JO!

Ramiz Alia “nuk e mbylli me nder”, siç është ende sot bindja e çdo enveristi që i ka mbetur peng “përse nuk nxori tanket të mbronte me gjak arritjet e socializmit, duke nisur nga busti Enver Hoxhës”…

Nuk është lapsus, as lajthitje!

Është e qëllimshme, njësoj si “rijetëzimi i Piramidës”, “rijetëzimi i Vilës në bllok”, “rijetëzimi shtëpisë me gjethe””…

KAQ!

About Redaksia

Check Also

Peleshi i pambuktë dhe parlamenti prej leshi që s’ka turp të ketë turp

Nga Luçiano BOÇI Kjo nuk është më politikë dhe kjo nuk është lojë fjalësh. Kjo që …