Vendi ne kaos/ Qëllohet me armë në Gjykatë, gjykatësi Astrit Kalaja

Zbardhen detaje të reja nga të shtënat me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit në Tiranë. Shënjestër ka qenë gjyqtari Astrit Kalaja i cili ka mbetur i plagosur.

Gjyqtari Kalaja është qëlluar brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Në vendin e ngjarjes ka forca të shumta policore, të cilët kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.

Gjyqtari Kalaja është shoqëruar me urgjencë drejt spitalit ku po merr ndihmë mjekësore.

 

 

Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje.

About Krye Redaktor

Check Also

Spahia: Kanceri po prek gjithnjë e më shumë shqiptarë, Qeveria ua lë faturën e sëmundjes qytetarëve

Deputeti i PD, Bardh Spahia, akuzon qeverinë për financim të pamjaftueshëm të luftës kundër kancerit. …