Florian Binajn ne duhet ta falënderojmë dhe ta mbështesim!

Nga Ndriçim KULLA

Fillimisht mendoj se  ka arsye, që ne si qytetar kryeqytetas,  duhet  fillimisht ta falënderojmë  Florianin, për guximin që gjeti tek  vetja, për tu përfshirë në këtë  sfidë ndaj problemacitetit, që mbart konkurrimi i tij në një klimë politike të nxehtë dhe ekstremisht të politizuar, ku denoncimet dhe akuzat ndaj regjimit, që i gjuan votat me para, represion dhe marifete të pa imagjinueshme, janë në kufirin e pabesueshmërisë për të fituar.

Kam ndjekur në rrjetet sociale, dje dhe sot, tërë patronazhistët e regjimit nga janë e nga nuk janë, gjithashtu edhe punëtorët e kulturës woke, të cilët me kapuçe në fytyrë, jo vetëm që kanë filluar të bërtasin, por të ulërasin me zërin e trajtuar nga paratë e drogës dhe krimit të organizuar, për te nxjerrë jashtë loje iniciativën dhe kapacitetin që ka Flori për të konkuruar denjësisht, jo vetëm një figure të korruptuar që Edi Rama e nxori pa pritur nga xhepi, por  edhe përballë kujtdo kandidati tjetër.

Në gjykimin tim kandidatura e Florian Binajt duhet marrë me qetësi dhe me shumë respekt.

Në kushtet e një kompleksiteti të tillë, që kanë ndërthurur rrethanat që ka imponuar shteti totalitarist që është krijuar, kandidatura e tij krijon një çlirim energjie për t’iu përqasur një atmosfere të re politike, tek e cila nuk ka arsye që të mos besojmë.

Ne duhet të mësohemi që ta refuzojmë kulturën e dogmave që çfaqin publikisht fanatikët, ku përtej aparencës fshihen arsye të tjera të cilat më shumë janë të lidhura ne interesat e regjimit.

Kandidatura e Florian Binaj është një zgjidhje  shumë e mire, që meriton të mbështetet pa rezerva  edhe për një arsye të forta social – politike. Ajo i jep një mesazh shoqërisë shqiptare ekstra të politizuar, që s’ka nevojë të arsyetohet  më tej në  opinionin tim ,se zgjidhja mund të dal edhe jashtë politikës, sigurisht edhe me mbështetjen e pa shmangshme  të politikës.

Ne nuk jemi të parët që po u prijmë eksperiencave të tilla, të cilat kanë krijuar precedentët e ç’tensionimeve të disa situatave  të mbarsura me  politike të tepruar dhe me mosbesim. Regjisor,aktor  novator apo veprimtar me shembujt e tyre të vullnetit të një Xhek Londoni, e kanë kthyer në normale për tu arritur atë që ishte e pa besueshme  , kundrejt  çdo posti politik deri tek posti i presidentit, Ronald Regani më vjen ndërmend në këto momente. Ishte pjatalarës , aktor dhe producent jo shumë i spikatur dhe u bë president i madh në histori. Arnold Schwarzeneger   ishte artist i madh dhe u bë krybashkiak i suksesshëm.

Kryebashkiaku i Hamburgut , që nuk më vjen ndërmend emri i tij, por që më ndrit shembulli i tij i disa i vite më pare; i suksesshëm   në këtë post që doli në rrethana të përafërta me Tiranën e sotme, i pa parti dhe që ushtronte profesionin e një biologu. Bëri revolucion në Hamburg. Rastet janë të shumta, ku në se i hyjmë rrugës së shqyrtimit, rasti nuk i ngjan rastit. Gjithashtu edhe i famshmi kryeministri ynë, një ekscentrik i pa administrueshëm, asocial në çdo  pike, piktor, ose më mirë pretendonte të ishte i tillë,  por  u ul në  poltronin e kryebashkiakut të Tiranës  për 12 vite me radhë. Po Floriani? – mund të lind pyetja.

Krejtësisht i pa krahasueshëm, sepse është një njeri social, modern dhe tradicional, i suksesshëm në ekran dhe qytetar i nivelit të parë. Humorist i dashur i  shqiptarëve, ku me interpretimet e tij origjinale dhe etike në kushtet e industrisë së kulturës , ka  mundur të krijoj jo thjesht personazhe konsumi, por personazhe të cilët kanë art të spikatur në interpretim.

Floriani është një figurë publike përbashkuese, jo vetëm për artin e e interpretimit por edhe përpjekjet që ai ka bërë jo pa sukses në jetën publike dhe shoqërore. Emisioni investigativ Piranja që ai drejton sot në median opozitare Syri. Tv  është një cv origjinale, e cila shprehë më së miri, se  në damarët e tij rrjedh një gjak, që ka në formulën e tij   interesin publik të shoqërisë shqiptare.

Ndoshta në këto momente do ishte zgjedhja më unike, që duhej ta mbështetnim ne dhe të  gjitha partitë e spektrit opozitar  në zgjedhjet e parakohshme të Bashkisë Tiranë, si kandidat i opozitës për kryetar.

Në këtë kontekst, unë modestisht jam i prirur të përcjell një mesazh të sinqertë për të gjitha partitë politike të spektrit opozitar.

Duhet të ngrihen në lartësinë e nivelit të interesit qytetar dhe me fisnikëri të mbështesin Florianin. Ky akt do jetë nesër një shpërblim edhe për perceptimin e qytetarëve shqiptar mbi këto parti, ku  mund të konvertohet në një shpërblim besimi  me rritje elektorati. Nuk e vë në dyshim edhe punën e tyre për të realizuar interesat opozitare dhe në këtë kontekst kanë kandidatët e tyre dinjitoz, por rasti i Florianit është një prurje  i veçantë, sepse jo vetëm ka mbështetjen e partisë më të madhe opozitare, që sidoqoftë duhet respektuar edhe për hire të demokracisë, por është një figurë që  gëzon mbështetje edhe tek shumica  shtresës së të pa vendosurve.

Atë nuk e nxori dikush nga xhepi si Orgetën e korruptuar, që e nxori nga xhepi i korrupsionit  kryeministri shqiptar, por vetja e tij që vjen nga përkushtimi i sinqertë për të bërë diçka të mundur për kë vend. Dhe kjo shprehë që në fillim të garës  një epërsi të madhe me konkurruesen. Prandaj ne duhet ti besojmë fuqimisht.

About Redaksia

Check Also

Një kandidat jashtë partive politike që mbështetet nga opozita, një lajm shprese për Tiranën

Nga Ola XAMA Tirana ka nevojë për menaxhim, jo për çudira! Alternativa e një kandidati …