Berisha: Shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë! Janë qindra të vrarë në 4-5 vitet e fundit për shkak të vetëgjyqësisë

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, duke komentuar ngjarjen e fundit ku u vra një gjyqtar në sallën e Gjyqit, tha se, shqiptarët kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë! Ai tha se, janë qindra të vrarë në 4-5 vitet e fundit për shkak të vetëgjyqësisë.

“Përveç kësaj, sulmet e tij ndaj gjykatësve të veçantë që bëjnë ligjin, që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin, janë një inkurajim i madh për krimin, për të gjithë që t’i sulmojnë gjykatës dhe prokurorë dhe me radhë.

Ju jeni dëshmitarë se çdo vendim që gjykatësit kanë dhënë në përputhje me ligjin dhe vendimet e tij për ndërtimet me leje apo pa leje, ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve.

Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.

Domethënë vendimin e bëri që katet shtesë t’ia falë oligarkëve, u kujtohet ju kur doli derri në thes, pallati i Arben Malokut. Një administrator i Bashkisë së Tiranës. Kur doli pallati i asaj kompanisë që thonë se është i lidhur me Fatmir Xhafën. Fatmiri mendohet se nuk është i veti. Kur doli Syri i Tiranës. Kur doli koka e Edi Ramës.

Dolën këto, tani e ndryshon vendimin ky tani.

Ata që kanë zbatuar vendimin, i sulmon. Kurse vetë e ndryshon vendimin.

A ka gjë më absurde.

Ky është në një degradim total të karakterit njerëzor.

Tani, do të më falin shqiptarët, nuk bëj mirë që shkoj aty ku nuk duhet, por nuk mund të mos kujtoj se edhe në gen ky ka problem.

Kaq i them dhe Vlora e tërë e di që ky ka një problem shumë serioz.

Dhe i bëj thirrje memories të Vlorës dhe Bregut të zbërthejnë problemin e tij. Ka probleme serioze.

Ndaj dhe ne dënojmë.

Ka pasur reagime, siç i keni parë, reagime mendoj unë emotive dhe në bindjen time më të thellë, të padrejta, se me asgjë vrasja nuk justifikohet.

Me asgjë vetëgjyqësia nuk justifikohet.

Por doni ta dini? Ky është rasti flagrant, por u them unë ju në vetëgjyqësi për shkak të këtij sistemi janë qindra të vrarë në Shqipëri gjatë 4-5 viteve të fundit. Janë qindra të plagosur.

Po, po, statistika e investiguesve kjo.

Nuk ka gjyqe.

Shqiptarët, e kemi thënë 100 herë, 200 herë, janë të vetmit në Europë që kanë humbur të drejtën e procesit ligjor të drejtë.

Procesi ligjor i drejtë nënkupton procesin ligjor në kohën e duhur.

Shqiptarët nuk e kanë këtë.

E kanë pasur afatin 2 deri në 4 vite, maksimumi, të procesit ligjor, tani e kanë 15 vite dhe sipas stokut 230 mijë dosje, përfshi në të gjitha shkallët e gjyqësorit, sipas këtij stoku, specialistët thonë duhen 20 vite”, u shpreh Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama vendosi të vazhdojë traditën për t’iu fshehur përballjes, për t’i ikur llogaridhënies!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur pwr diskutimet në mbledhjen e …