Qeveria zgjat mbrojtjen e drejtuesve të SPAK dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit

Qeveria ka miratuar disa ndryshime në ligjin për mbrojtjen e drejtuesve të Gjykatës së Posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas ndryshimeve të miratuara në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, drejtuesit e GJKKO, SPAK-ut dhe BKH-së do të shoqërohen me truprojë të nivelit bazë dhe të mesëm gjatë mandatit por edhe në përfundim.

Për drejtuesit e Gjykatës së Posaçme dhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mbrojtja do të vijojë edhe për 2 vite pas përfundimit të mandatit, ndërsa për drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), kjo mbrojtje do të vijojë për 3 vite pas detyrës.

Pra, ndryshimi i miratuar sot nga qeveria është pikërisht zgjatja e afatit të mbrojtjes për drejtuesin e SPAK pas përfundimit të mandatit, nga 2 në 3 vite.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Protesta e radhës do jetë e fuqishme! I respektoj gazetarët, problemin e kam me pronarët tuaj

Pyetje: Keni një datë për protestën e radhës? Para apo pas zgjedhjeve në PD? Sali …