Berisha: Begaj është i padenjë për postin e presidentit! Rama ka frikë dhe tmerr nga Erion Veliaj

Kryetari i PD, Sali Berisha në përgjigje të interesimit të medias, nëse PD do t’i shkojë deri në fund, kërkesës për shkarkimin e Presidentit, tha se, Bajram Begaj është i padenjë për postin e kreut të shtetit!

Berisha tha se, Begaj, me dosjet që i rëndojnë, është skllav i veprave dhe akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë, së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Pyetje: Përtej retorikës politike, duket se përgjegjësia ligjore bie mbi një person, Bajram Begaj i cili ka hedhur firmën në dekretin e tij. A keni sot një thirrje për kreun e shtetit se cilët duhet të jenë hapat e tij? Do i shkoni deri në fund kërkesën për shkarkimin?

Sali Berisha: Ne kemi paraqitur për impechment. Begaj është i padenjë, jo për postin e presidentit, por me dosjet që i rëndojnë është skllav i veprave të tij, i akteve të tij kriminale, në plaçkitjen e pronave të Ushtrisë me Edi Ramën. Prandaj dhe ai i lejoi vetes të firmosë një vendim që kurrë nuk mund ta firmoste.

Sepse çfarë po ndodh në këtë mes? Është një betejë për jetë a vdekje e Edi Ramës, është frika dhe tmerri i Edi Ramës nga Erion Veliaj. Pse e ka Edi Rama frikë dhe tmerr Veliajn? Sepse Erion Veliaj di më shumë se çdo shqiptar tjetër për Edi Ramën.

Pyetje: Nuk e ka në plan të flasë…

Sali Berisha: Ato nuk i dimë. Ti e thua, por Rama nuk e beson. Pyete a e beson këtë apo jo. A e beson se Erion Veliaj do të flasë. Pastaj unë nuk ju them ju, se unë prisja të më thonit ju për disa gjëra të nëndheshme, por nuk ua them.

About Redaksia

Check Also

Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën …