Bardhi: Kllouni në Presidencë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Tiranë, më 9 nëntor.

Në një postim në rrjetin ai shkruan se, kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik.

Reagimi i Bardhit

Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës.

Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet.

About Redaksia

Check Also

Berisha në IDU: Shqipëria në regres demokratik, zgjedhjet farsë dhe shteti i kapur nga mafia!

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, deklaroi në forumin e IDU se Shqipëria …