CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

E vërteta e ligjit 7501/ Paloka: Është paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia që kishte mazhorancën…

Deputeti i PD, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me një gënjeshtër të hedhur në publik sërish nga ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, se ligji i tokës 7501 ëshë vepër e Partisë Demokratike.

Në një postim në Facebook, Paloka shkruan se, ligji 7501 është paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia dhe mazhoranca absolute në parlament.

Reagimi

Ka disa genjeshtra historike qe propaganda e majte nepermjet mediave qe kontrollon vazhdon ti perserise prej vitesh aq sa ja ka dale ti ngulise si te verteta! Madje dhe shume demokrate bien viktime te ketyre mashtrimeve qe perseriten sa here i leverdis Rames!

E tille eshte genjeshtra se bllokmenet u denuan vetem per kafe kur ne te vertete kane marre denimet me te renda per krime kunder njerzimit!

E tille eshte dhe genjeshtra se ligji 7501 eshte veper e PD!

Une kam qene gazetar ne ato kohe dhe nuk mund ti anashkaloje keto fakte edhe pse shume i kane harruar ose bejne sikur i kane harruar.

Hapni dokumentat perpara se te besoni mashtrimet e te majtes , se ndonje dite do thone qe dhe krimet e komunizmit i ka kryer PD!

Ky poshte eshte ligji 7501 i botuar ne fletoren zyrtare. Sic e shihni data eshte 19.7.1991 . Ligji eshte paraqitur dhe miratuar nga Ramiz Alia qe kishte dhe maxhorancen absolute  ne Parlament.

PD fitoi zgjedhjet me 31 mars 1992.

Prandaj boll i ngarkuat PD edhe ato qe ka bere PS madje dhe PPSH.

About Redaksia

Check Also

Një tjetër ish-ministër në kërkim nga drejtësia arratiset nga vendi/ A do të flasë si Ahmetaj?

Një tjetër ish ministër i Ramës në kërkim nga drejtësia ka marrë arratinë. Kërkohet për …