Berisha: Rama kërkon të rrëmbejë dhe Avokatin e Popullit! Kandidatura jonë është Besim Ndregjoni, parlamenti ta hedhë në votim

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka denoncuar tentativën e kryeministrit Edi Rama për të kontrolluar edhe institucionin e Avokatit të Popullit. Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se kandidatura e opozitës është Besim Ndregjoni, një emër nga shoqëria civile dhe kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë, dhe kërkon që parlamenti ta nxjerrë atë për votim.

“Asgjë tjetër. Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur në një ujdi me opozitën, para 5 vitesh, apo kur e kanë marrë. Duan ta marrin, le ta marrin.

Edi Rama i pangopur do të ketë çdo pushtet në duart e tij, por të jetë i sigurt se nuk do të na imponojë kurrë të votojmë, kandidatë që meritojmë…

… Ne kemi një avokat të ri të Popullit nga shoqëria civile. Besim Ndregjoni është kryetar i Unionit të të Përndjekurve Politikë. Kandidatura e tij në rast se rikthehej tek seancat e parlamentit të shkuar, erdhi për votim në parlament. Niko Peleshi, që Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton, po, çfarë të them unë. Dhe duhet një gjë, çfarë vjen prej Zotit, duhet mirë se ardhë duhet them.

Tha, ja ta diskutojmë pak, mos ta votojmë ta diskutojmë pak. Dakord i thamë ne, të diskutohet. U diskutua dhe i thamë ne, këtë kemi kandidat. I thamë hidhe në votim, dhe nuk e hodhën në votim.

Kështu në ligjin e Parlamenti Ndregjoni duhet të hidhet në votim në seancë parlamentare. E pranojnë se pranojnë atë nuk mund të them, por në votim, duhet të hidhet në votim.

Duan ta marrin dhe Avokatin e Popullit, ta marrin, por rregulli ka qenë gjithnjë se, është propozim i opozitës dhe opozita ka disa.

Ka propozuar atë, shoqëri civile është. Është kryetari i një shoqate, me eksperiencë. Një njeri që çështjen e të drejtave të njeriut e ka në gen, në gjak, por ata nuk duan. Ose nëse duan, ja kush është kandidatura”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 milionë euro, kur 60 milionë euro i ka vetëm familja Xhafaj!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Altin “Troplini” u krenua se ka sekuestruar 60 …