Zhupa: Via Egnatia u asfaltua me miratimin e Institutit të Trashëgimisë Kulturore!

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, deputetja Ina Zhupa, ka reaguar ashpër pas një seance dëgjimore me drejtoreshën e Institutit të Trashëgimisë Kulturore, Joli Mitrojorgji, lidhur me asfaltimin e rrugës historike të Via Egnatia.

Sipas Zhupës, drejtuesja e IKTK-së pranoi se projekti i asfaltimit ishte miratuar nga instituti, duke e konsideruar këtë një shkelje serioze të përgjegjësive institucionale.

Zhupa thekson se ky është një alarm për mënyrën se si institucionet shtetërore po veprojnë në dëm të identitetit historik të vendit.

Reagimi

Skandal!

Institucione të papërgjegjshme dhe të paafta. Drejtoresha e IKTK-së pranon se asfaltimi dhe përcundimi i Via Egnatia-s është bërë me miratimin e tyre!
Sot, në Komisionin e Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, gjatë një seance dëgjimore me përfaqësues të IKTK-së, bëra pyetje të drejtpërdrejta mbi ndërhyrjen skandaloze në rrugën historike të Via Egnatia-s:

A ka aplikuar bashkia për këtë projekt? A e keni parë dhe miratuar ju këtë ndërhyrje?

Përgjigjja e drejtoreshës ishte po: e kemi parë, e kemi miratuar dhe sipas saj, nuk ka asnjë problem.

Ky pranim është tronditës. Tregon qartë papërgjegjshmëri të thellë institucionale ndaj trashëgimisë sonë kulturore. Rruga e Via Egnatia-s nuk është një rrugë e zakonshme, është pjesë e një historie me vlerë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë që ne kemi kërkuar mbrojtje institucionale, restaurim sipas standardeve ndërkombëtare dhe heqjen e çdo ndërhyrjeje të paligjshme që deformon vlerat e rrugës së lashtë, duke e denoncuar si produkt të një injorance dhe arrogance lokale, ndërkohë kjo qenka “mbrojtja” që i ka dhënë IKTK trashëgimisë sonë për “t’i shtuar vlerën”!!!

Absurde kur një institucion që ka për detyrë mbrojtjen e trashëgimisë sonë, e shikon shkatërrimin si diçka “në rregull”. Kjo nuk është më çështje sporadike por është një alarm për mënyrën si mendohet dhe veprohet në dëm të historisë sonë.

About Redaksia

Check Also

Parodia me patinat!/ Berisha: Kompania e bashkisë “binbin” e skuterave vazhdon punën për t’i nxjerr në terren

Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar aksionin e djeshëm për bllokimin e skuterëve elektrike …