Tabaku: Minatorët kërkojnë dinjitet, jo lëmoshë! Pushteti u përgjigjet me dhunë policore!

Deputetja e PD, Jorida Tabaku shprehet se minatorët e Spaçit nuk po kërkojnë lëmoshë nga shteti, por sipas saj vetëm dinjitet. Ajo theksoi se përgjigja që po u jep shteti minatorëve është vetëm dhuna policore.

“Minatorët e Spaçit kanë ditë që protestojnë për kushte dinjitoze dhe respekt për punën e tyre. Kërkesat e tyre janë minimale, legjitime dhe brenda çdo standardi të marrëdhënies punëdhënës–punëmarrës.

Fatkeqësisht, përgjigjja e pushtetit është dhuna policore ndaj minatorëve që kërkojnë të drejtat e tyre. Ky trajtim është i turpshëm dhe i papranueshëm! Vitin e shkuar, në emër të Partisë Demokratike, kam dorëzuar në Kuvend Ligjin për Statusin e Minatorit, që njeh këtë profesion si një nga më të vështirët e më të rrezikshmit, për t’u dhënë një pension dinjitoz dhe mbrojtje të merituar. Minatorët nuk kërkojnë lëmoshë, por dinjitet.

Ata nuk janë armiq të shtetit, por shtylla e punës dhe ndershmërisë shqiptare.”, shkruan Tabaku në një postim në Facebook.

About Redaksia

Check Also

Dumani konfirmon blerjen e votave/ Nuk kam çfarë të bëj, nuk jemi polici

Dumani ka kongirmuar sot blerjen e votave në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë seancës dëgjimore …