Berisha: Pas fitores së kuqezinjve ndaj Serbisë, Kosova ia zbardhi faqen kombit! Zoti i bekoftë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar futbollistët e Kosovës për fitoren “historike” ndaj Suedisë.

“Pas fitores ndaj Serbisë nga kuqezinjtë, ekipi i Kosovës ia zbardhi faqen kombit, Zoti i bekoftë!”, shkruan Berisha në një status në Facebook.

Kosova triumfuoi me rezultat minimal 1-0 në transfertën e vështirë ndaj Suedisë, në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborgut.

Fitorja e Kosovës vjen një ditë pas triumfit të Shqipërisë në Serbi, duke entuziazmuar të gjithë shqiptarët anembanë botës.

About Redaksia

Check Also

Pritet reagimi nga SHBA/ Dumani për aferën Rama-McGonigal

Kreu i SPAK, Dumani deklaroi sot gjatë pyetjeve në Komisionin Parlmentar të Ligjeve se SPAK …