Këlliçi kërkon hetim të rastit Irena Gjoka, prokurori: Duhej ta kishte deklaruar vendimin në formular

Seanca e Komisionit të Ligjeve u përfshi nga një debat i fortë mbi integritetin institucional dhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, pas zbulimit të një vendimi penal të padeklaruar nga gjyqtarja Irena Gjoka në shtetin grek.

Rasti u soll në vëmendje nga deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i cili foli jo vetëm boshllëqe në zbatimin e ligjit, por edhe përpjekje për shmangie të përgjegjësisë nga institucionet përgjegjëse.

Këlliçi ngriti pyetjen se përse nuk është kërkuar pezullimi i gjyqtares, duke iu referuar faktit se vendimi penal është verifikuar si dokument zyrtar autentik nga Prokuroria.

Përgjigja erdhi nga zyrtari i Prokurorisë së Përgjithshme, Beluri, i cili tentoi të shmangë pyetjen duke u mbështetur në interpretimin se formulari i dekriminalizimit lidhet vetëm me vendime të formës së prerë.

Këlliçi reagoi menjëherë, duke theksuar se ligji nuk bën dallim për vendimet e formës së prerë kur bëhet fjalë për dënime jashtë territorit të Shqipërisë. Ai kërkoi sqarime të mëtejshme, duke e vënë në dukje se formulari kërkon deklarimin e çdo vendimi penal, pavarësisht statusit të tij juridik.

Në përpjekje për të justifikuar pozicionin e tij, Beluri u kap në kontradiktë dhe pranoi se gjyqtarja Gjoka duhej ta kishte deklaruar vendimin në seksionin 3 të formularit, ku kërkohet raportimi i çdo hetimi apo dënimi penal jashtë vendit.

About Redaksia

Check Also

Pse nuk u arrestua Visi i Pojës?/ Dumani kalon përgjegjësinë tek policia

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani i është …