Mazhoranca bojkoton Komisionin e Edukimit, Boçi: Lojëra politike, kanë frikë!

Mazhoranca në Komisionin e Edukimit dhe Shkencës nuk mori pjesë në mbledhjen e sotme, e thirrur nga nënkryetarja socialiste Evis Kushi.

Opozita e cilësoi bojkotin si një veprim politik që reflekton frikën e mazhorancës për t’u përballur me pyetjet dhe përgjegjësinë lidhur me gjendjen e arsimit në vend.

Qëllimi i mbledhjes ishte përcaktimi i datës dhe orës për seancën dëgjimore me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, për situatën dhe masat e marra për vitin e ri shkollor në arsimin parauniversitar.

Kryetari i Komisionit, Luçiano Boçi, tha se, sipas Rregullores dhe Kushtetutës, ministrja dhe mazhoranca duhet të paraqiten para Komisionit më 17 tetor, ora 11:00.

Ai kërkoi nga mazhoranca të ndalojë lojërat politike dhe nga ministrja Kumbaro të zbatojë detyrimin ligjor për të raportuar në Kuvend.

About Redaksia

Check Also

Një reflektim personal për Dr. Sali Berishën, Kosovën dhe rrugëtimin e kombit shqiptar!

Nga Ramiz Tafilaj – Houston, ShBA, 15 qershor, 2026 Ka raste kur historia e një …