Një replikë e detyruar (në largësi) me Dumanin Altin…

Nga Adriana KALAJA

Ashtu si kolegët e tij në KLGJ, KLP ILD, edhe Dumani Altin i SPAK, në pjesën më të madhe të përgjigjeve pa përgjigje, vijoi të mashtrojë publikun.
Unë e kuptoj hallin që e ka zënë në çeshtjet që prekin Edvinin e Kristaqit, që nga prona në Surrel, Teatri Kombëtar, Inceneratori, Porti i Durrësit, Irena me 3 mbiemra, Vëlla Olsi e plot skandale që do rrëzonin qeverinë më të fuqishme në botë, por sot, do bëj replikë në largësi, lidhur vetëm me çështjen e McGonigal.
Sipas fotove të mëposhtme, evidentohet se më datë 21.03.2025, kam referuar kallëzim penal shtesë në SPAK për çështjen McGonigal
Ndërkohë, edhë në refuzimin e përgjigjeve apo përgjigjet pa përgjigje, flitet vetëm për kallëzimin penal të bërë nga z. Bardhi, ashtu siç referoi edhe sot në Komision, në mashtrim të plotë të fakteve dhe provave që kam paraqitur më poshtë.
Në këtë kuptim, ashtu siç e kam referuar në kallëzimin tim penal ndaj Dumanit dje në SPAK, pyetjet që unë kam e nuk do heq dorë deri sa ti mar janë:
1. Ku ndodhet kallëzimi im penal datë 21.03.2025, përsa kohë që lidhur me këtë kallëzim, nuk ka vendim “mosfillimi” nga SPAK?
2. Me çfarë numri është rregjistruar ky kallëzim penal, a është bashkuar më kallëzimin bazë (sibrastet precedente), dhe pse refuzohet të jepet përgjigje lidhur me këtë kallëzim?
3. Kush po e shantazhon kaq shumë Dumanin Altin, sa detyrohet të mashtrojë publikun për një çështje kaq të rëndësishme?
4. Përse vijon të bëjë mbivendosje të kallëzimit tim me atë të z. Bardhi dhe po kështu edhe me përgjigjet e dhëna lidhur me këtë çështje?
5. Përsa kohë që nuk më jepet informacion për këtë dosje, a kam të drejtë të deklaroj se kjo dosje është zhdukur apo fshehur?
Atë “humorin” që nuk e ka mësuar akoma siç duhet nga tutori i tij Rama, se unë “atë punë kam”, i them ta deklarojë e mendojë seriozisht, se unë këtë punë do kem, derisa një ditë të gjithë të paraqiten e të japin llogari para ligjit.
Dhe Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
Kush e ka rradhën?
Së shpejti.
PS: Se nuk them kot se më shumë dosje ka zbardhur ai Dumani tjetër, se ky që paguajmë sa 70 pensionistë.

Mund të jetë një imazh i teksti
Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti që thotë "Zyra Postare 21 21-03- 8/1 -03- 1020 1020025 2025 ESE AIT 21/03/202 21/03/2025/15:49:20 2025 15:49:20 MI E OBJEKTEVE POSTARE Letra Leter RR720160408AA ADRIANA KALAJA PER SPAK MC GONIGAL TIRANA 30 0gr gr す35 80"

 

About Redaksia

Check Also

Arritjet dhe sfidat e Bankës së Shqipërisë

Nga Bujar Leskaj Në ditët e sotme, sfida më e madhe për bankat qendrore kudo …