Berisha feston ditëlindjen mes deputetëve të PD: Sekreti im është puna dhe vetëm puna!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka festuar 81-vjetorin me deputetët e Grupit Parlamentar në selinë e Ppartisë. Në nisjen e fjalës së tij, Berisha theksoi se sekreti i fizikut të tij të shkëlqyr në moshën 81-vjeçare është puna, puna dhe vetëm puna.

“Sot e kam nisur ditën me një mesazh mirënjohje të pakufishme ndaj jush, ndaj të madhit Zot, familjes, dashimirësve, miqve dhe të gjithë mbështetësve në këto 35 vite.

Nuk kam fjalim, por unë e di se të gjithë ju këtu, këta gazetarë, kameramanë që i kemi të pranishëm dhe të gjithë ata që na ndjekin, e kanë një pyetje.

Cili është sekreti i këtij njeriu?

Po, Belind, pyesin, cili është sekreti?

Se unë sot shkruajta vjeshtë, por mund të shkruaja edhe pranverë aty.

Por e lashë për modesti ta quaj vjeshtën time.

Nuk kam një sekret, është një dhe vetëm një, është puna, puna dhe vetëm puna.

Edhe njëherë mirënjohje”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

BIRN/Urdhri i paprecedentë

Në një akt të paprecedentë, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i kërkoi me tone urdhëruese …