Alizoti: Po i mbyllni gojën e opozitës, as në kohën e Çarçanit nuk ndodhte kjo!

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti, gjatë fjalës së tij në Kuvend e cilësoi mungesën e debatit mbi programin qeverisës si një ndër rastet më të rënda për demokracinë shqiptare që prej viteve ’90. Ai tha se, mbyllja e debatit përfaqëson një kthim pas në standardet demokratike dhe dëmton jo vetëm opozitën, por vetë qeverinë dhe procesin e integrimit në BE.

“Mesa di unë, është rasti i parë në 30 vjet që nuk ka debat në një program. Dhe arritja jonë më e madhe si komb apo si Shqipëri post Staliniste apo post mauriste, ishte debati.

Ribëjeni debatin. Debati është pika më kryesore që është në interesin madhor të vetë qeverisë që ka plane madhore. Integrimin në BE. Ejani të diskutojmë, pse e shmangni. Është shumë i rëndësishëm për ne si qytetarë dhe për ata që na shohin.

E kam lexuar programin dhe kam parë shumë pak fjalë për shpopullimin. Po kam parë aspak fjalë për Kosovën dhe ju dëgjoj shpesh të thoni gjëra që nuk qëndrojnë.

Demokracia jeton nga debati. Rikthejeni seancën e parë e cila që nga koha e Adil Çarçanit ka qenë shtylla e parlamentit shqiptar dhe esenca e demokracisë shqiptare. Kthejeni ta diskutojmë. Sipas studiuesve, demokracia jeton nga lajmi i keq. Jeton nga kritika. E degjoni dhe kritikën tonë. Mund të jetë e pavend por dëgjoheni. Si thoni ju që jemi shumë pranë BE, por jemi shumë larg praktikumit të demokracisë. Demokracia jeton nga fjala dhe opozita ka fjalën. Nuk mund të mbyllet një seancë për një reagim emocional të shumë deputetëve sepse seanca i përket shoqërisë, fermerëve, qytetarëve, ekonomisë”, tha Alizoti.

About Redaksia

Check Also

Zbardhen amendamentet e PD për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale

Partia Demokratike ka kërkuar ndryshime në vendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën …